Duke ndihmuar Porto Romanon Ndihmojme Shqipërin Ndihmojme Europën

AlbanianEnglishSlovakGermanItalianFrenchHungarian

Arkiva e lajmeve

1 | 2 | 3 | 4

Vijon >

30.4.2003 | Projekt Mjekësore "Ne kujdesemi për të tjerët sepse i duam ata"

Projekti Mjekësorë ishte aktiviteti i parë i madhë  në Porto Romano. Shërbimi përfshiu vizita mjekësore dhe medikamente falas  për banorët e Porto Romanos.

Pojekti u organizua në bashkepunim me Fondacionin Ndërkombetarë për Ndihmë dhe Miqësi (International Relief Friendship Foundation - IRFF) Shqiptarë dhe me zyrën bashkiake te Porto Romanos (Lagja 15).

Shërbimi zgjati nga data 25 deri me 28 Prill 2003. Qëndra Shëndetsore e Porto Romanos siguroi një dhomë për vizitat. Tre doktorë bashkë me asistentët e Qëndrës Shëndetsore vizituan njerëzit, cdo ditë në oraret: 09:00-13:00 dhe 15:00-18:00. dhe në rastet kur pacientet ishin te dobet fizikisht, doktorët i vizitonin nëpër shtëpite e tyre.

Ne kujdesemi për të tjerët sepse I duam ata - Foto Galeri 1 (12 foto)

Duke njohur situatën në këtë zonë të ndotur menduam se do të ishte shumë me vlerë po të bënim dicka për shëndetin e njerëzve që jetonin atje. Gjithashtu dimë se në Porto Romano  shumica e njerëzve nuk janë të pasur ( ekonomikisht ) ndërkohë që shërbimet mjeksore dhe ilacet janë të shtrenjta. Nëpërmjet këtij projekti vullnetar njerëzit patën mundësinë për tu informuar për shëndetin e tyre  dhe personat te cilët vuanin nga sëmundjet kronike morën medikamente falas per nje kohe të caktuar.

Ne kujdesemi për të tjerët sepse I duam ata - Foto Galeri 2 (12 foto)

Për ndihmën  dhë punën e tyre profesionale Falenderimet më të përzemërta shkojnë për : Dr. Aleks Sulejmanin, Dr. Sejdin Mece, Dr. Olsi Agolli dhe Znj. Liliana Leka.

 

4.5.2003 | Të Dhëna statistikore nga  Projekti Mjeksorë

Gjatë kohës së shërbimit te projektit 160 pacient morën një shumellojshmëri shërbimesh, u arrit një rekord mjeksor. 65% e pacientëve te kontrolluar ishin të rritur, 35% fëmijë. Disa raste u dërguan për kontroll të mëtejshëm.

Rreth sëmundjeve të pacientëve të rritur:

* 60% kishin probleme reumatizmale ( e cila është  domethënëse për shtresat e ulëta të shoqërise)

* 10% kishin neurozë

* 10% e pacientëve të rritur vuanin nga sëmundjet e zemrës( shumica mbi 55 vjec)

* 10% kishin sëmundje gastrointestinale

Shumica e fëmijëve të kontrolluar vuanin nga sëmundje infektive, vecanërisht ato te ORL-se (otorynolaryngologya)

Është e dukëshme që shumica e këtyre  sëmundjeve  tek banorët e Porto Romanos janë të lidhura me intoksikimet nga helmet të cilat zënë vend në këto zona të banuara. Për banorët është gjithashtu e vështirë të mbajnë higjenën me bazë sepse u mungon uji i pijshëm nëpër shtëpite e tyre. Në shtëpinë e secilit ka ujë të ndotur që e përdornin për të vaditur kopshtet por edhe për të pastruar. Ujin për të pire, për të gatuar dhe për të larë ju duhej që ta sillnin që prej 3 km larg nga një kamp refugjatësh pranë Porto Romanos ndërtuar nga ushtria Gjermane në kohën e luftës së Kosovës.

Përfundimisht mbi te gjitha ajo cfar rezultoi nga ky projekt, ishte realizimi i dickaje konkrete duke ndryshuar përshtypjet e lëna më parë nga organizata të ndryshme tëk banorët të cilëve ju premtuan por që ngelën vetëm fjalë.

 

1 | 2 | 3 | 4

Vijon >